Duhej ndeshja e 7-të e serisë së gjysmëfinaleve në NBA për të përcaktuar se kush do ndeshej në finale me Cleveland Cavaliers. Do jetë Golden State ekipi që do jetë përballë James me shokë në finalen e madhe duke ripërsëritur në këtë mënyrë finalet e 2 sezoneve të shkuara në NBA.
Por për Warriors nuk do ishte aspak e lehtë në ndeshjen e 7-të kundër Houston Rockets. Kampionët e NBA fituan me rezultatin 101-92 ku Kevin Durant me 34 pikë dhe Stephen Curry me 27-të të tjera i dhanë suksesin ekipit të Warriors. Nga ana tjetër ekipi më i mirë i sezonit të rregullt, Rockets nuk arritën t’ia dilinin pavarësisht një performance të shkëlqyer nga Harden që realizoi 32 pikë.