Nuk do të ketë ndarje të Interit me Mauro Icardin. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e argjentinasit, Wanda Nara, që për emisionin “Tiki-Taka” ka hedhur më shumë dritë rreth çështjes Icardi te zikaltërit.
“Mauro dëshiron të qëndrojë në Inter. Unë jam duke punuar për ta bërë atë të ndihet mirë dhe për të bërë paqe me klubin. Ne gjithashtu zgjodhëm një avokat i cili është tifoz i Interit!
Derbi? Problemi i gjurit nuk është një shpikje. Ai është duke u kujdesur për veten 24 orë në ditë. Shëndeti është përparësia e tij tani sepse ndoshta ai nuk ndihet i rëndësishëm për skuadrën.
Mungon në San Siro kundër SPAL? Kemi qëndruar në shtëpi me familjen tonë duke parë ndeshjen. Nuk ishte për shkak se kishim frikë nga fishkëllima. Ishte edhe diçka me të cilën jemi pajtuar me klubin.
“Unë flas me Marottën më shumë se ç’mund të bëj me Mauron tani për të shmangur çdo keqkuptim në një kohë si kjo.
“Ne kishim për të fituar dhe kemi fituar dhe për këtë jam shumë e lumtur. Unë preferoj të mos them shumë për takimin tonë, sepse për ne interistët, kjo javë do të jetë e vështirë. Unë mund të them vetëm se ishte një takim pozitiv, siç është gjithmonë kur takojmë njëri-tjetrin për të diskutuar çështje serioze.Mauro dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Inter. Ne shpresojmë që çdo gjë të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.-përfundoi Nara.
Icardi nuk ka luajtur për Interin që prej 13 shkurtit, vendim që besohet të jetë lidhur ngushtë me heqjen e shiritit të kapitenit.