Sot u zhvillua ndeshja e volejbollit mes skuadrës së Besëlidhjes së Lezhës dhe Tiranës. Kryeqytetaset aritën të fitojnë 0-3 në takimin e luajtur në Rrëshen në pallatin e sportit “Arjana Arapi”.
Një gjë e çuditshme është fakti që Lezha ka ekip volejbolli, por nuk ka një vend ku të zhvillojë ndeshjet. Ky ishte dhe shkaku se pse ndeshjet e Besëlidhjes në shtëpi, lezhjanet detyrohen që t’i zhvillojnë në një qytet tjetër.
Edhe pse kjo dukej një përballje tepër emocionuese, në shkallët e pallatit të sportit nuk kishte fare tifozë.
https://www.facebook.com/brixhilda.gjoka.14/posts/411791672582763