Volejbolli i femrave në Shqipëri ka mbyllur javën e gjashtë të aktivitetit. Ndeshjet e vlefshme për grupin A1 ka parë te luhen disa takime interesante ku ka spikatur rivaliteti dhe duelet sportive. Nga ndeshjet e sotme bie në sy fitorja e Teutës kundër Korabit 3-0 me sete.
Lushnja është mundur po 0-3 me sete nga ekipi i Skënderbeut ndërsa Vllaznia në “derbin” me Tiranën është mundur 1-3 me sete nga vajzat bardheblu. Dje, Barleti Volley ka mundur 0-3 me sete ekipin e Partizanit.
Renditjen e kryeson Barleti Volley me 18 pikë, e ndjekur nga Tirana me 15 pikë, Teuta 13 pikë, Partizani 11 pikë, Vllaznia 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Lushnja 3 pikë dhe Korabi me 0 pikë mbyll tabelën e renditjes.