Pas fitores së djeshme me Poloninë, sot ka qenë një ditë krejt ndryshe për Kombëtaren e volejbollit të femrave. Ato janë mundur me rezultatin 3-1, duke u dorëzuar për fazën Elite Round. të Euro League. Ky kompeticion rikthehet pas 3 vjetësh për femrat e volejbollit, ndërsa ambienti i pallatit të sportit “Ramazan Njala” në Durrës u ngjyros kuqezi.
Setin e parë Shqipëria e fitoi me rezultatin 25-22, duke e nisur mbarë, por më pas gjithçka u shua si me magji, pasi vajzat kuqezi u mundën në tre sete radhazi. Seti i dytë u fitua me rezultat të ngushtë, 25-23 nga sllovaket, ndërsa i treti u mbyll me diferencë prej 7 pikësh, 25-18. Ndërkohë që ndeshja mund të kishte shkuar edhe në barazim 2-2, sllovaket mblodhën forcat në fund dhe fituan 25-22, duke e mbyllur takimin 3-1, pa shkuar në setin final.
Shqipëria e mbyll këtë turne me 3 pikë, ndërsa Sllovaket e kanë prerë biletën për në turin pasardhës, pasi kanë 13 pikë. Nesër po në Durrës, Shqipëria do të presë Bjellorusinë, që pas barazimit të sotëm me polaket, kanë të dyja nga 7 pikë dhe i duhet patjetër që të fitojë dhe të kualifikohet.