Vllaznia fiton edhe ndeshjen e tretë të serisë përmyllëse të kampionatit duke koleksionuar njëherësh edhe titullin e parë në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj. Atë që nuk bëri dot ndaj Arben Sakos si lojtar, Mark Krroqi e arrin si trajner, për më tepër duke e fituar trofeun më të rëndësishëm të volejbollit shqiptar të meshkujve pikërisht në fushën e Studentit.
Një edicion që do të mbahet mend gjatë, për vetë rrethanat në të cilat u sigurua, pasi ekipi shkodran rrezikoi për të mbyllur sezonin e rregullt jashtë play off-it.
Vllaznia bëhet kështu klubi i shtatë që shënon emrin në librin e artë të volejbollit shqiptar të meshkujve, në 71 edicione që janë zhvilluar gjithsej.