Vllaznia për herë të parë pas më shumë se 5 dekadash është rrëzuar në Kategorinë e Parë, ku padyshim është një humbje e madhe për elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë kjo nuk do të thotë se shkodranët nuk mund të rikthehen në stadiumet e Superligës.
Pasi janë kualifikuar në raundin e dytë për Kupën e Shqipërisë ndaj Korabit, tashmë kuqeblutë do të ndeshen me Kamzën e Klodian Duros, që eleminoi Besën e Kavajës. Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër.