Skuadra e Vllaznisë, në basketboll për meshkuj është përforcuar me 2 lojtarë amerikanë. Dy shtatlartë tashmë ndodhen në Shqipëri dhe lajmi është bërë i ditur nga klubi shkodran përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook.
” BASKETBOLL – Mberrijne 2 amerikanet Joshua Freelove dhe Seth Jackson. Se shpejti ditet e ardhshme edhe amerikani tjeter Darryl Palmer. Gati per titullin e 4 rradhazi! FORCA VLLAZNI!”, shkruhej në njoftimin e klubit shkodran.
Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Bledar Gjeçaj do të luftojë për të fituar titullin e katërt radhazi në kampionatin e basketbollit në Shqipëri.