Prej disa ditësh drejtori sportivë i Vllazinë ka emigruar në Nigeri për të nisur një marrëveshje bashkëpunimi me një akademi nigeriane. Në Shkodër nuk mungojnë talentët, por menaxhimi i tyre pasi ekipi shkodran është ndër të pakta që prodhon lojtar.
E ndërkohë drejtuesit kërkojnë lojtarë në Nigeri, ato të rinjtë në Shkodër vendosin të emigrojnë në shtete të tjera. Kështu, largimi më i fundit nga Shkodra është mesfushori 18-vjeçar Esli Sala, i dalë nga Akademia AAS. Ai është bashkuar me ekipin e Valletës në Maltë. Por, atje ka gjetur edhe ish- sulmuesin e talentuar të Akademisë Vllaznia, Ildi Gruda.
Edhe ky lojtar i ri është transferuar sëfundmi në kampionatin e Maltës. Kujtojmë se Gruda ishte një golashënues i rregullt tek të rinjtë e Vllaznisë, por siç duket është detyruar të largohet jashtë Shqipërisë, për të shfaqur më mirë talentin e tij.