Në ditën e sotme në ambientet e komplekseve të ekipeve kombëtare në Kamëz anë luajtur takimet gjysmëfinale të U-19. Këto takime kanë përcaktuar edhe finalistët e kupës së Shqipërisë për këtë grupmoshë që do jenë Shkëndija e Tiranës dhe Vllaznia.
Takimi i parë pa që përballë të viheshin Shkëndija e Tiranës dhe Teuta. Gjithçka u vendos nga një gol i shënuar nga Marku që iu dha suksesin kryeqytetasve. Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Vllaznisë dhe Dinamos pati më tepër emocione. Shkodranët triumfuan 3-2 kundër bluve. Golat e Qardakut që ishte një nga më të spikaturit për kuqeblutë , si dhe finalizimet e Lisajt dhe Grudes bënë të pavlefshëm golat e Berberit dhe Perzhilles për Dinamon.
Vllaznia dhe Shkëndija e Tiranës tashmë do ndeshen mes tyre për të përcaktuar fituesin e kupës së Shqipërisë për moshat U-19.