Ditën e djeshme Vllaznia pa pritur në shtëpi Burrelin, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja ishte planifikuar që të luhej në orën 14:00, por që ka filluar 5 minuta me vonesë dhe shkak për këtë është bërë ambulanca, që nuk ishte e pranishme në stadium.
Skuadra e drejtuar nga Hasan Lika, e ka dominuar ndeshjen, duke fituar me rezultatin e pastër dhe të thellë 3-0. Kuqeblutë kanë marrë kështu kreun e klasifikimit, ku udhëheqin me 28 pikë, 4 më shumë se Erzeni i vendit të dytë. Dinamo renditet në vendin e 3-të me 21 pikë.