Tre gjyqtarët shqiptarë, Klajdi Kola (kryesor), Heraj Lisaku dhe Enea Pashaj (asistentë) kanë arritur të marrin rezultate shumë pozitive në kursin e organizuar nga UEFA në Nion të Zvicrës.
Të tre gjyqtarët shqiptarë kanë mundur të marrin me nota maksimale certifikatën nga UEFA.
Qeveria e futbollit europian ka organizuar së fundmi një kurs për gjyqtarët që kërkojnë të marrin stemën e ndërkombëtarit në të ardhmen. Ky kurs është drejtuar nga ish-gjyqtari i famshëm italian, Pierluixhi Kolina.
Gjyqtari kryesor Klajdi Kola dhe dy asistentët e tij kanë gjykuar një ndeshje edhe në kategorinë e 3-të në Francë duke marrë vlerësime shumë pozitive.