Një nga trajnerët më të mirë në vendin tonë sot feston 51 vjetorin e lindjes. Fjala është për trajnerin Ilir Daja të ekipit të Skënderbeut. Klubi korçar nëpërmjet një postimi në Facebook uron Dajen për ditëlindjen.
Në urimin e klubit bardhekuq shkruhet se e gjithë famija e Skënderbeut nga presidenti, drejtuesit, lojtarët dhe tifozët i urojnë ditëlindjen arkitektit të këtij ekipi. Në urim shkruhet për Dajen edhe 100 vite të tjera plot suksese me klubin bardhekuq.
Kujtojmë që vjet trajneri Ilir Daja mori dhuratë një iphone 7 nga familja e tij, ndërsa këtë vit është surprizuar me një urim në kanalin zyrtar të klubit të Skënderbeut.