Suedi – Kore e Jugut 1-0
Suedia: Olsen, Lustig, Granqvist, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Berg, Forsberg, Claesson, Jansson, Toivonen
Kore e Jugut: H W Jo, Y Lee, J H Park, H M Son, S Ë Kim, H C Hëang, J C Koo, S Y K I, J S Lee, Y G Kim, H S Jang
Komenti minutë pas minute:
90′- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
75′- Koreanët përpiqen të reagojnë me kundërsulme, por mbrojtja suedeze tashmë është bërë “hermetike”.
64′- Ndërhyrje e parregullt në zonën koreane, por arbitri vijon lojën. Duhet ndërhyrja e asistentëve dhe përmes analizës me teknologjinë VAR vendoset të akordohet penallti. Është mbrojtësi Granqvist, i cili nuk fal, por përshëndet portën koreane.
60′- Goditje dënimi në favor të Suedisë në mesin e fushës.
51′- Koreja pranë golit. Por, gjuajtja e sulmuesit korean përfundon ngjitur me kuadratin suedez.
46′- Nis pjesa e dytë. Asnjë ndryshim në kampet respektive.
45′- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
43′- Moment i dyshimtë në zonën koreane. Suedia kërkon 11 metërsh, por sërish për gjyqtarin gjithcka është e rregullt.
40′- Kore e Jugut pretendon për penallti, por gjithcka është e rregullt për arbitrin.
30′- Faull në mesin e fushës. Suedia kërkon karton të verdhë, por për gjyqtarin nuk duhet ndëshkuar.
21′- Suedezët pranë golit nga këndorja, por sulmuesi vendas nuk shënjestron si duhet.
17′- Tashmë është Suedia që merr “frerët” e lojës, por mbrojtja uruguajane është e vendosur mirë.
13′- Lojtari i Koresë, Kim ndëshkohet me të verdhë.
10′- Suedia tenton me kundërsulmin, por pa rezultat.
3′- Koreanët janë më këmbëngulës, megjithatë mbrojtja suedeze largon si duhet.
1′- Topi i parë shkelmohet nga koreanët.