Kristi Vangjeli është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Skënderbeut, dhe largimi i tij i përfolur kohët e fundit nga korçarët padyshim që do të ishte një goditje shumë e madhe për ekipin.
Por duket se çdo gjë tashmë është e qartë, me mbrojtësin që pritet të vijojë të jetë pjesë e kampionëve, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Rikthimi në stërvitje ditën e djeshme është shoqëruar sot me një dedikim mjaft domethënës nga klubi korçar, me një video ku tregohen disa nga momentet më të mira të Vangjelit gjatë sezonit të shkuar në ndeshjet e kupave të Europës.