Slavia Prague ka bërë mrekullinë mbrëmjen e kësaj të enjte, teksa është kualifikuar në çerekfinalet e UEFA Europa League. Çekët mposhtën pas 120 minutash Sevillan, favoritet e madhe për të prekur finalen.
Megjithatë, gisht në këtë kualifikim kishte dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka,
Slavia arriti që të bëj mrekullinë dhe të jetë një nga 8 skuadrat më të mira të kompeticionit. Olayinka, që u bë i njohur te skuadra korçare, ishte autor i asistit të golit të kualifikimit.
Sulmuesi shërbeu për Traore, që i ndihmuar dhe nga fati e depozitoi sferën në rrjetë. Mbetet të shihet se sa do të zgjas aventura e Slavia në Europë, teksa pasditen e sotme do të njihet edhe me rivalin e raundit të ardhshëm.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.