Lihtenshtein – Shqipëri 0-2
Shënues Hyka 11′, Balaj 71′
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Llullaku, Kukeli, Mavraj, Aliji, Hyka, Balaj, Roshi, Abrashi Trajner: De Biassi
Lihtenshteini: Jehle, Goppel, Kauffman, Buchel, Ëieser, Burgmeier, Oehri, Gubser, Hasler, Salanovic, Polverioni Trajner: Rene Pauritsch
Ndeshja– Një takim i dominuar nga tanët, të cilët nuk e lejuan kundërshtarin të rrezikonin asnjëherë. Takimi vendoset nga Hyka, i cili shënon në minutën e 11-të dhe Balaj në të 71-tën dyfishon dhe vulos rezultatin. Kuqezinjtë marrin vendin e parë me 6 pikë, pas barazimit 1-1 të Italisë me Spanjën.
1′- Topi i parë shkelmohet nga vendasit, por topin e marrin nën zotërim tanët.
5′- Kuqezinjtë marrin në dorë frenat e lojës, teksa qarkullojnë topin në mesin e fushës. Lihtenshteini duket i ngjeshur në zonën e tij dhe të besuarit e De Biasit mundohen të depërtojnë në hapësirat e vendasve.
8′ – Shqipëria vazhdon të luajë në gjysmë fushën e vendasve, por mbrojtja e tyre vështirë të depërtohet. Aliji kroson nga e majta, por Roshi për pak sa nuk e çon topin në rrjetë.
10′ – Jemi te mesfusha kundërshtare. Kukeli mundohet të çojë para skuadrën dhe Llullaku godet, por topi i tij devijohet nga mbrojtësi vendas. Këndore për tanët, që ekzekutohet nga Hyka, por pa rrezik për vendasit.
11′ – Minuta e 11 dhe vjen momenti i shumëpritur për Shqipërinë. Jahmir Hyka shënon me kokë fare afër portierit mik. Gëzimi i kuqezinjve tashmë është i ligjshëm.
15′ – Tashmë kuqezinjtë janë zotër të fushës. Lihtenshteini duket i pafuqishëm përballë ekipit të De Biazit. Mbrojtja shqiptare duket është në ditën e saj sot. Vendasit nuk munden të dalin nga zona e tyre.
20′ – Minuta e 20-të i gjen tanët sërish në sulm. Me ndryshime në formacion skuadra e De Biassit po përgjigjet siç duhet.
22′ – Hyka fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe ekzekutohet nga vetë ai, por pa rrezik për kundërshtarin.
24′ – Llullaku ka një rast të artë për të dyfishuar rezultatin, por bën më të vështirën duke e dërguar topin jashtë kuadratit të portierit mik.
27′ – Lihtenshteini mundohet të kundërpërgjigjet me Hussler, i cili godet nga jashtë zone, por gjuajtja e tij është për t’u harruar.
30′ – Abrashi kroson nga e djathta, por topi devijohet nga mbrojtësit, duke shmangur një rrezik potent për portën e tyre.
34′ – Kukeli organizon mesin e fushës, por sërish vendasit janë të mirëvendosur në mbrojtje.
37′ – Aliji kroson nga e majta, Bale gjuan me kokë, por portieri vendas është në pozicion. Forma e lojtarëve tanë është për t’u admiruar.
40′ – Topi sërish te kuqezinjtë, të cilët nuk i japin mundësi kundërshtarit të dalin nga gjysmë fusha e tyre. Ndërkohë në nxemje del edhe Sokol Çikalleshi.
44′ – De Biasi bën zëvendësimin e parë, teksa fut Bashën në vend të Kukelit.
45′ – Arbitri akordon dy minuta shtesë, të cilat nuk sjellin asgjë të re në këtë pjesë të parë. Kështu mbyllet ky fraksion loje, me fitoren e kuqezinjve.
46′ – Topi shkelmohet këtë herë nga lojtarët tanë, të cilët e nisin topin menjëherë përpara. Ndërkohë De Biassi ka futur në fushën e lojës Lilën në vend të Abrashit.
48′ – Ritmi i lojës duket sikur ka rënë në këtë pjesë loje, megjithatë kuqezinjtë sërish janë nën kontroll të topit.
53′ – Lila pranë golit teksa i rrëmben një top mbrojtësve në zonë, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule të portierit mik.
56′ – Andi Lila dëmtohet në mesin e fushës, dhe detyrohet të dalë jashtë fushës për të marrë ndihmën e stafit mjekësor.
60′ – Të besuarit e De Biassit janë sërish në sulm teksa kërkojnë të shënojnë edhe golin e dytë për të qenë më të qetë.
64′ – Bekim Balaj mund të kishte shënuar, por kërceu në kohë vonesë dhe topi i krosuar nga Basha nuk shfrytëzohet siç duhet.
68′ – Largohet nga fusha e lojës Azdren Llullaku, në vend të tij Sokol Çikalleshi. Tashmë tekniku italian freskon sulmin.
70′ – Bekim Balaj pranë golit pas një topi të krosuar nga Roshi, por portieri vendas tregohet në gatishmëri.
71′ – Një minutë më vonë, Balaj bëri atë që nuk mund të bënte para një minuti. Hysaj kroson bukur, dhe shkodrani nuk gabon fare pranë portës.
76′ – Sokol Çikalleshi mundohet të marrë një inkursion i vetëm , por mbrojtësi i Lihtenshteinit i ndërhyn keq duke shkaktuar goditje dënimi, e cila merret përsipër të ekzekutohet nga Aliji. Sërish një gjuajtje e lirë e shkuar dëm nga tanët.
80′ – Goditje dënimi për vendasit në fushën e lojës, por topi merret sërish në zotërim nga kuqezinjtë.
85′ – Sërish kuqezinjtë në sulm. Hyka fiton një faull në hyrje të zonës. E merr përsipër ta ekzekutojë Sokol Çikalleshi, por gjuajtja e tij është qëndrore dhe ndalet nga portieri Jehle.
90′ – Arbitri akordon 2 minuta shtesë, por tashmë ndeshja duket e mbyllur. Në këtë mënyrë mbyllet kjo sfidë me Shqipërinë që merr një 3 pikësh të artë që e rendit në vendin e parë.
http://www.dailymotion.com/video/x4wd4js_jahmir-hyka-goal-0-1-liechtenstein-vs-albania_sport