Vincenzo Montella është trajneri më i ri i Fiorentinës. Ish-trajneri i Milanit ka mbërritur në Firence përpara se të bëhet trajner i Fiorentinës për herë të dytë në karrierë.
“Unë jam gjithmonë i lumtur të kthehem këtu.“-tha Montella me të zbritur në aeroportin e qytetit.
Montella do të marrë drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Stefano Pioli. Mediat italiane pohojnë se 44 vjeçari ka firmosur për pjesën e mbetur të sezonit, me opsion për të rinovuar edhe për një sezon tjetër. Nga kontrata me Fiorentinën, Montella do të përfitojë rreth 1.5 milion euro.
Vincenzo #Montella, nuovo allenatore della @acffiorentina, è arrivato adesso a Firenze, alla stazione di Campo di Marte. "A Firenze ci torno sempre volentieri". @TgrRaiToscana @Radio1Sport @RaiSport pic.twitter.com/BZb2WndEoY
— Sara Meini (@SaraMeini) April 10, 2019