Tottenhami ka arritur të fitojë pas asnjë problem ndeshjen në shtëpi ndaj Huddersfield, që ka përdunduar me rezultatin 4-0, e vlefshme për javën e 33 të Premier League.
Padyshim që protagonisti i ndeshjes ka qenë Lucas Moura, i cili ka shënuar 3 gola, kurse një tjetër e ka realizuar Wanyama.
Me këtë triumf, Tottenham shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e 3-të, 1 pikë më shumë se Chelsea i vendit të katërt.