Botev Plovdivi ka arritur të shënojë golin e dytë të takimit në ndeshjen kundër Partizanit. Ky takim po luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, teksa Nedelev arrin të shënojë tjetër supergol për miqtë duke befasuar në këtë mënyrë skuadrën e kuqe.
Heshtje në kryeqytet dhe Starova bën lëvizjen e dytë. Në fushë Bardhi dhe nga loja del Mentor Mazrekaj. Tashmë luhet minuta e 67-të, Partizani 1 dhe Botev Plovdiv 2.