Partizani – Teuta 3-0
Partizani dhe Teuta përballen në Superiore për javën e 25 të kampionatit në stadiumin “Selman Stermasi”.
Partizani: Hoxha, Atanda, Rexhepi, Belica, Trashi, Ibrahimi, Telushi, Mala, Asani, Hila, Mensah. Trajner: Skënder Gega.
Teuta: Hidi, Arapi, Avdyli, Bushic, Gashi, Hakaj, Kallaku, Osmani, Progni, Sidibe, Traore. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Komenti minutë pas minute:
Partizani ka arritur të fitojë një ndeshje shumë të rëndësishme me Teutën në “Selman Stermasi”. Të kuqtë tashmë janë më afër titullit kampion. 3-0 ka përfunduar sfida dhe golat e fitores janë shënuar nga Bruno Telushi, Ardit Hila dhe në të njëjtën kohë Erald Çinari e vulosi takimin në fund.
Me këtë 3 pikësh, 15 herë kampionët e vendit, janë shkëputur me 9 pikë nga Kukësi i vendit të dytë dhe 13 nga Teuta e vendit të tretë.
94′ Mbyllet ndeshja në “Selman Stermasi”. Partizani mund 3-0 Teutën me golat e Telushit, Hilës dhe Çinarit.
90′ Erald Çinari shënon golin e tretë të ndeshjes.
69′ Partizani ka një rast të mirë me Mensah, por lojtari nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë, pasi portieri Hidi tregohet i saktë dhe ka pritur gjuajtjen.
60′ Nga loja largohet Kallaku dhe në fushë futet Vecaj. Bledi Shkëmbi hedh skuadrën në sulm.
46′ Starton pjesa e dytë mes Partizanit dhe Teutës. Bruno Telushi largohet nga stadiumi dhe në vend të tij aktivizohet Kote.
Mbyllet pjesa e parë mes Partizanit dhe Teutës. Vendasit po fitojnë me rezultatin e pastër 2-0, me golat e shënuar nga mesfushorët Bruno Telushi dhe në të njëjtën kohë Ardit Hila. Njëri me goditje dënimi, e tjetri nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë ritëm, “demat” e çojnë në 13 pikë pikë diferencën me durrsakët. Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë të ndeshjes.
45′ Arbitri jep 2 minuta shtesë. Partizani shkon i qetë në dhomat e zhveshjes.
31′ Jasir Asani fiton penallti brenda zonës dhe Ardit Hila e dërgon topin në rrjetë, duke shënuar nga pika e bardhë
30′ Kemi lënë pas 30 minuta lojë.
23′ Probleme për Lorenc Trashin. Lojtari merr ndihmën mjekësore dhe rikthehet në lojë.
8′ Telushi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.
4′ Mensah rrëzohet në limite të zonës, faull për Partizanin. Telushi tek topi dhe realizon një gol mjaft të bukur.
1′ Ka nisur sfida, topin e parë e shkelmon skuadra e Teutës.