Majkëll Ngoo vazhdon të jetë mungesa e madhe e Tiranës në kampionat. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim dhe po vazhdon fazën e rikuperimit, por gjithashtu Ngoo është dënuar dhe nga Disiplina për shkak të sherrit të ndodhur në fundin e ndeshjes ndaj Laçit.
Ngoo vazhdon rikuperimin në një nga klinikat e kryeqytetit dhe një gjë të tillë e ka postuar dhe në faqen e tij në Instagram. Sulmuesi i Tiranës shihet i veshur me bluzën e Manchester United edhe pse në të kaluarën ka qenë pjesë e Liverpulit.