Të shtunën do të luhet java e gjashtë e Kategorisë së Parë. Kryesfida e kësaj jave do të jetë përballja mes Lushnjës dhe Bylisit. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu”.
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, Radio Televizioni Shqiptar ka bërë me dije që kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejtë në orën 14:00. Lagunarët do të tentojnë rezultat pozitiv, ndërsa mallakastriotët janë më të motivuar se kurrë për të mposhtur në shtëpi myzeqarët.