Sindrit Guri po kalon një moment të mirë në Belgjikë teksa ka arritur të shënojë ditën e djeshme golin e dytë për Ostenden në fitoren 2-1 kundër Utrecht, sfidë e vlefshme si miqësore.
Performanca pozitive në fushën e blertë s’mund të anashkalohet as nga ish-shokët e tij të skuadrës, një ndër ta, Ylli Shameti. Kapiteni i skuadrës së Kukësit ka komplimentuar shkodranin në rrjetet sociale në një video të shpërndarë nga vetë ai.
“Të janë bërë golat si karamele ndaj s’gëzon më duket“, është komenti i Shametit në drejtim të Sindrit Gurit. Siç duket të dy futbollistët e njohur vijojnë të ruajnë miqësinë mes tyre. Kujtojmë që shkodrani ishte pjesë e verilindorëve për dy sezone, 2016-2018.