Manchester United po luan kundër Fulhamit, ndeshje e vlefshme për Premier League. “Djajtë e Kuq” po triumfojnë me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa tashmë ka nisur të luhet pjesa e dytë. Paul Pogba ishte njeriu që çeli serinë e golave, teksa në minutën e 14-të zhbllokoi rezultatin.
9 minuta më pas Antonio Martial dyfishoi rezultatin, ndërkohë që vendasit duken të pafuqishëm përballë një United që ka ndryshuar fytyrë pas largimit të Jose Mourinhos. Tashmë luhet minuta e 50-të, Fulham 0 dhe Manchester United 2.