Azdren Llullaku ka gjetur golin, mbasditen e sotme në Rumani, me ekipin e tij, Astrën. Skuadra e shqiptarit, u ndesh me Concordian dhe ka fituar, me rezultatin 3-1.
30-vjeçari është futur në fushën e lojës në minutën e 79-të dhe ka gjetur golin në të 88-tën. Ky ishte goli i katërt sezonal për sulmuesin kuqezi, i cili jep një farë shprese për Kombëtaren.