Sindrit Guri vazhdon të jetë protagonist me skuadrën e tij Ostende. Ish-sulmuesi i Kukësi e ka nisur ndeshjen si titullar, por edhe pse nuk ka arritur të shënoi gol, Guri ka dhënë një asist fantastik që më pas u kthye në gol nga Sakala.
Guri dhuroi një pasim vertikal për shokun e skuadrës që nuk gaboi përballë portierit duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Ndeshja u mbyll në barazim, por ky ishte asist i dytë i Gurit në kampionatin belg.