Azdren Llullaku vazhdon të konfirmoi formën e mirë që po kalon te skuadra e tij Astra. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist dhe në ndeshjen e sotme ndaj Vitorulit ku dha asistin për golin e dytë në fitore 3-0 të skuadrës së tij. Në minutën e 51-të të ndeshjes Llullaku dha një top të gjatë për Alibec në hyrje të zonës dhe ky i fundit shënoi një gol mjaft të bukur me të majtën.
Me fitoren e sotme skuadra e Astra renditet në vendin e 4-të me 35 pikë duke shpresuar për një vend në zonën europiane. Lojtari i kombëtares shqiptare ka shënuar deri më tani 5 gola dhe ka dhënë edhe 5 asiste duke e bërë një nga lotjarët kyç te skuadra e tij.