Jahmir Hyka është kthyer në njërin prej futbollistëve më të dashur për ekipin izraelit Maccabi Netanya. Pëparas nisjes së takimit të djeshëm për çerekfinalen e Kupës së Izraelit, tifozët e Netanyas thërrisnin në kor emrin e 30-vjeçarit.
Transferimi i Hykës u prit me kundërshti fillimish nga tifozët e klubit izraelit, pasi lojtari njihet si besimtar i devotshëm mysliman dhe si kritik i shtypjes së palestinezëve nga shteti izraelit. Ditë më parë, Hyka qartësoi se qëndrimi i tij kishte të bënte me sjelljen e shtetit izraelit, jo me shoqërinë. Mbi të gjitha, ai shtoi se shqiptarët kanë shpëtuar shumë jetë hebrejsh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo frazë ka bërë që tifozët e Maccabi Netanyas të duartrokasin Jahmir Hykën. Para ndeshjes me Maccabi Petach Tikvas, tifozët thërrisnin në kor mbiemrin “Hykaj, Hykaj!” Teksa kalontë në anë të fushës, futbollisti shqiptar i përshëndëti tifozët e zjarrtë të Maccabi Netanyas.
Macabi Netanya fitoi minimalisht takimin e parë të çerekfinales me rezultatin 1-0 falë golit të një tjetër shqiptari Fatos Beqirajt, i cili përfaqëson në rang ndërkombëtar Malin e Zi.