Kukësi – Flamurtari 1 – 2
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Shkodra, Limaj, Tigruxha, Uilliam, Rexhinaldo Trajneri: Armando Cungu
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Useini, Mustafa, Ribaj, Torasa, Alvesh, Bushiç Trajner: Ilir Daja
Ndeshja: Një sfidë e dyluftuar nga të dy skuadrat, por në fund janë kuqezinjtë që dalin nga fusha me 3 pikë. Vlonjatët kërkojnë më shumë dhe falë golave të Franc Veliut dhe Danilo Alvesh arrijnë të largohen me fitore nga skuadra e Kamzës. Autor i golit për Kukësin ishte Dino Spehar, por që nuk mjaftoi për të marrë 1 pikë në ndeshjen e sotme. Pas këtij takimi, Flamurtari ngjitet në kuotën e 18 pikëve, 1 më pak se Kukësi me 19 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90′- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
85′- Tension në fushë. Një ndërhyrje e Pollozhanit, ndez gjakrat në Kamëz. Në fushë futet edhe trajneri Armando Cungu.
82′- Edhe Flamurtari bën zëvendësimin e fundit. Nga loja del Mustafa duke i lënë vendin Albi Allës.
80′- 10 minuta nga fundi. Rezultati mbetet i pandryshuar në ndeshjen Kukësi – Flamurtari.
78′- Goditje këndi në favor të Kukësit. Kroson Kordiero, por largojnë vlonjatët.
76′- Zëvendësim tjetër në radhët e Flamurtarit. Andi Ribaj i lë vendin Beqajt.
72′- Kukësi bën zëvendësimin e fundit. Nga loja del Zguro dhe në vend të tij futet Gëzim Krasniqi.
67′- Flamurtari bën zëvëndësimin e parë. Nga loja del Danilo Alvesh duke i lënë vendin Alesio Hysenit.
57′- Asist i Kotobellit për Bushiç, por çfarë humb sulmuesi i Flamurtarit.
49′- Kukësi shënon golin e parë. Nisje premtuese për verilindorët që gjejnë rrugën e rrjetës me Dino Spehar.
46′- Starton pjesa e dytë. Kukësi bën zëvendësimin e parë. Në dhomat e zhveshjes mbetet Valon Et’hemi, në vend të tij futet Dino Spehar.
45 + 2′- Mbyllet pjesa e parë në Kamëz.
45′- Flamurtari shënon golin e dytë. Pas një rasti të artë të Kukësit, vlonjatët kapin në kundërsulm duke shënuar me Danilo Alvesh.
39′- Zhbllokohet rezultati. Vlonjatët kalojnë në avantazh me Franc Veliun, i cili mposht një super Frashëri në portë.
33′- Goditje dënimi në favor të Flamurtarit. Godet Pollozhani, por sfera ndalet në murin mbrojtës.
28′- Moment i mirë për Flamurtarin. Vlonjatët kanë një mundësi të mirë, por Torasa gabon në zonën kuksiane.
24′- Goditje dënimi në favor të Kukësit, por pa rrezik për kuqezinjtë.
14′- Rast i mirë për vlonjatët, por lojtari i verilindorëve largon një gol të sigurt.
10′- Ndërpritet për disa minuta ndeshja në Kamëz. Stivi Frashëri duhet të ndërrojë fanelën pasi krijon paqartësi prej ngjyrës së zezë, ashtu si vlonjatët.
5′- Kukësi është më agresiv. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu kërkon të gjejë rrugën e golit, por vlonjatët janë të vendosur mirë.
1′- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.