Është padyshim një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë dhe një prej të cilëve do flitet gjithmonë sa të ekzistojë sporti i futbollit. Po flasim për Leo Messin, njeriun e më shumë se 500 golave dhe të trofeve pafund. Për argjentinasin sot është një ditë e veçantë sepse shënohen plot 13 vite nga goli i tij i parë me Barcelonën.
Ishte 1 maj i viti 2005 ku Messi i asistuar nga Ronaldinho shënonte me një parabolë të bukur golin e tij të parë me katalanasit kundër Albacetes. Vetëm 17 vjeç në atë kohë dhe të gjithë e dinin se kishte një talent shumë të madh, por pak kush mund ta merrte me mend se ai do arrinte deri në këtë nivel. Sot pas 13 vitesh, Messi ka thyer çdo rekord te ekipi i Barcelones dhe është absolutisht lojtari më i madh i të gjithë kohërave i klubit katalanas.
https://www.youtube.com/watch?v=pc6MksjIzl8