Sot, është përfshirë nga flakët shtëpia e presidentit të Partizanit Gaz Demi, ku për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Në video duket presidenti i Partizanit, i cili është i prekur nga ajo që ka ndodhur dhe shihet qartë se si familjarët i qëndrojnë pranë në këto momente të vështira.
Papafingoja që është përfshirë nga flakët, presidenti e përdorte për palestër personale. Shtëpia e tij ndodhet në katin e dhjetë, në rrugën e Elbasanit, përballë “Liceut Artistik”.