Ditën e djeshme, lojtari me origjinë kosovare, Granit Xhaka është surprizuar nga disa dhjetëra tifozë gjatë kohës që ka dalë nga stërvitja.
Ai po lëvizte me makinën e tij, ndërkohë që tifozët i afrohen pranë xhamit të makinës dhe i kërkojnë që t’u japë autograf.
Ky i fundit nuk ka ngurruar të kënaqë tifozët, i ka përshëndetur dhe këtë moment të bukur për të e ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një citat: “Është kënaqësia imë të bëj të lumtur tifozët”.