Radamel Falcao është ende në dyert e spitalit pas ndërhyrjes së rëndë nga portieri i Nice-s në sfidën e mbrëmjes së djeshme. Kapiteni i Monaco-s mbetet ende i dëmtuar rëndë pas përplasjes gjatë lojës me portierin e skuadrës kundërshtare.
Ndërsa trajneri Leonardo Jardim i Monaco kërkon që gjyqtarët të ndëshkojnë ndërhyrjet e tilla me karton të kuq. “Falcao është endë në spital pasi kishte humbur vetëdijen. Gjyqtarët duhet të kenë më shumë kujdes në raste të tilla. Për mua ishte karton i kuq”, u shpreh Jardim për mediat pas përfundimit të ndeshjes.
https://youtu.be/5ijJquK1PiQ