Pauza e kampionatit i ka shërbyer Kukësit për të zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Korabit. Një ndeshje e cila ishte e parë nën drejtimin e trajnerit Ramadan Ndreu përpara sfidës ndaj Partizanit. Verilindorët kanë arritur të fitojnë ndaj Korabit duke zhvilluar dhe një lojë të mirë. I pranishëm për të ndjekur ndeshjen ishte dhe presidenti Safet Gjici. Presidenti i klubit ka postuar në faqen e tij zyrtare një video ku ishte i pranishëm dhe në përfundim të pjesës së parë ku lojtarët ishin në dhomat e zhveshjes ka zbritur vet në fushë për të bërë disa pasime me topin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.