Odise Roshi është blerja e fundit e Terek Grozny. Skuadra me buxhet të lartë ka afruar së fundmi dyshen e kombëtares së Shqipërisë, Balaj – Roshi, ndërsa ata janë pritur shumë mirë nga stafi dhe pjesa tjetër e grupit.
Në stërvitjen e parë, Odise Roshi është pritur me këngë dhe valle shqiptare, çka e bën më pozitiv ambientin për dy kuqezinjtë, të cilët e kanë eksperiencë të re në karrierën e tyre transferimin në Rusi. Bekim Balaj dhe Odise Roshi më parë kanë qenë pjesë e Rijeka-s, ku kanë luajtur së bashku për një vit.