Ka përfunduar ndeshja Sassuolo-Juventus. Bardhezinjtë kanë arritur të fitojnë pastër me rezultatin 0-3. Golat janë shënuar nga Khedira, Cristiano Ronaldo dhe në fund ishte Emre Çan ai i cili e mbylli takimin.
Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri thellon edhe më shumë diferencën me ndjekësit, duke shkuar në 63 pikë, 11 pikë më shumë se Napoli i vendi të dytë.