Ka përfunduar ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës në Vlorë, me rezultatin 3-1 për vlonjatët. Durrsakët kaluan shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 8, me anë të Dediç, ndërsa Musta barazoi shifrat në minutën e 19. Muarem dhe Huseini çuan shifrat në 3-1.
Në pjesën e dytë, Flamurtari luajti me 10 lojtarë për 20 minuta, pasi Franc Veliu u ndëshkua me karton të kuq.
Flamurtari – Teuta 3-1 (19′ Musta, 24′ Muarem, 31′ Huseini/ Dediç 8′)
90′ Mbyllet sfida Flamurtari 3-1 Teuta
72′ Veliu ndëshkohet me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje të gabuar
55′ Kalojnë 55 mintua në Vlorë, rezultati vijon 3-1 në ndeshjen Flamurtari – Teuta
45′ Mbyllet kështu pjesa e parë, Flamurtari 3-1 Teuta.
42′ Penallti në Vlorë, pret Nurkoviç
31′ Huseini shënon golin e tretë
24′ Muarem shënon për Flamurtarin
19′ Musta barazon shifrat
8′ Dediç shënon me penallti
1′ Starton sfida në Vlorë
Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Veliu, Bicaj, Musta, Deliaj, Sidibe, Useini, Muarem, Hoxhaj, Alves
Teuta: Moçka,Beqja,Shkalla,Bilali, Alhassan,Hakaj,D.Bilali, Mustafov,Dedic, Çyrbja,Latif