Është 24 vjeç dhe ka arritur të jetë një ndër basketbollistët më të mirë në Itali. Rei Pullazi luan me skuadrën e Bergamos. Ai është pjesë e këtij ekipi që prej vitit 2015 dhe tashmë ka një kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm. Pullazi luan në qendër dhe mediet italiane kanë shkruar për talentin e këtij djaloshi. 24-vjeçari ka lindur në Romë, por talenti i tij për këtë sport dukej që në moshë të vogël. Ai e nisi karrierën me ekipin romanez, ndërsa tashmë luan në Bergamo. Aftësitë e tij janë të padiskutueshme dhe tashmë kërkon që të arrijë majat.