Do të luhet sot në mbrëmje finalja e Champions Leagues, mes Real Madridit dhe Liverpulit. Para këtij takimi, klubi madrilen ka postuar një video në rrjetet sociale, me të cilën motivon ekipin dhe fansat.
“Është koha të bëjmë historinë sërish”, shkruan klubi në Facebook. Skuadra e Real Madridit u kualifikua në finale pasi eleminoi Bayernin, ndërsa Liverpuli eleminoi Romën.
Takimi mes Realit dhe Liverpulit do të luhet sot në orën 20:45, në Kiev.