Futbollisti brazilian Danilo Alves është në mëdyshje për të ardhmen e tij. Edhe pse ekipi i Flamurtarit e pret me padurimin kthimin e tij në Vlorë, 27 -vjeçari po stërvitet maksimalisht më vete për të qenë në ” top form” për edicionin e ri.
Në një video të postuar në llogarinë e tij në “Instagram” Alvesh shfaqet duke kryer një sërë ushtrimesh duke e shoqëruar bashkë me shkrimin:
” Nëse ëndërroni, ëndërroni sa më lart të jetë e mundur. Një tjetër ditë punë e përfunduar me sukses”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.