Portieri i Jordanisë, ka shënuar një supergol nga 90 metra, duke tejkaluar Moçkën dhe Selmanin. Gola nga portiera është e rrallë të shohësh, por në Shqipëri kemi pasur fatin , të shohim golat e dy portierëve si Moçka dhe Selmani. I pari i ka shënuar Partizanit, në ndeshje kampionati me Teutën. Ndersa i dyti i ka shënuar Bjellorusisë U-21, në ndeshjen që Kombëtarja e Shpresave që ka zhvilluar, në qershor. Por duhet të pranojmë, që goli i portierit të Kombëtares jordaneze, është shumë herë më i veçantë.