Paul Pogba ka të drejtën e të gjithë botës për të qenë krenar. Suksesi në finalene Moskës e ka kthyer mesfushorin e Manchester United në një prej kampionëve më të mëdhenj të historisë së futbollit.
Por francezi e ka tepruar me festimet e tij dhe në një transmetim direkt në llogarinë e tij në “Instagram” Pogba ka imituar shprehjen e tifozëve anglezë “Po vjen në shtëpi” e cila u kthye në një prej shprehjeve më popullore. Ai mbante trofeun e artë dhe tallej duke thënë ” It’s coming home!” Ai është penduar dhe ka kërkuar falje duke thënë se po bënte thjesht shaka.
Ai është futbollist i Manchester United dhe veprimi i tij e ka armiqësuar me shumë tifozë të “Djajve të Kuq” duke parë dhe situatën e ndërlikuar të marrëdhënieve me trajnerin Mourinho.
“It’s coming home! Na respect, just kidding, just kidding, sorry, just kidding!” 😂😂😂 #mufc #pogba #WorldCupFinal2018 #worldcup #fra pic.twitter.com/xdOWarZFwr
— Man Utd Videos ⚽️🎦 (@ManUtdVines) July 15, 2018