Skënderbeu – Luftëtari, 2 – 3
Skënderbeu: Teqja, Aliti, Sambou, Radas, Vangjeli, Demte, Lulaj, Muzaka, Bregu, Guindo, Fili
Luftëtari: Ruçi, Jackson, Janiçiç, Hoxha, Rapa, Ramadani, Aleksi, Milosavljev, Rroca, Demo, Shkurtaj
Komenti minutë pas minute:
90’Arbitri ka dhënë 5 minuta shtesë, por në minutën e 92 kemi një rast shumë të diskutueshëm.
84′ Luftëtari fiton një penallti të dyshimtë. Shtatlarti e çon topin në rrjetë.
81′ Nazmi Gripshi për pak sa nuk e dërgon topin në rrjetë.
70′ Dejvi Bregu mbetet rreziku kryesor i Skënderbeut me disa veprime në krah, por portieri Ruçi është përgjigjur shumë mirë.
60′ 30 minuta nga fundi. Loja po bëhet shumë e hapur, por nuk kemi gola ende.
57′ Dejvi Bregu ndëshkohet me të verdhë dhe humb ndeshjen ndaj Kamzës në transfertë.
46′ Starton pjesa e dytë në Korçë.
45′ Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2. Takimi pati një start të “çmendur”, ku deri në minutën e 25-të u shënuan të gjithë golat.
42′ Demte largohet i dëmtuar na fusha. Guedj futet në vend të tij.
36′ Demte i driblon të gjithë, por nuk arrin të kalojnë portierin Ruçi.
24′ Bregu shënon një perlë me goditje dënimi.
18′ Luftëtari kalon në avantazh. Shënohet autogol në Korçë, Radas devijon keq topin.
11′ Luftëtari barazon shifrat me Aurel Demon.
10′ Dejvi Bregu dërgon topin në rrjetë
4′ Shkurtaj kërcënon Skënderbeun.
1′ Starton ndeshja në Korçë, topin e parë e shkelmon Skënderbeu.