Kristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të qetë dhe është parë shumë nervoz gjatë ditëve të fundit. Pas episodit me trajnerin Zinedin Zidan, të cilin e ofendoi nga nëna pasi u zëvendësua në ndeshjen ndaj Las Palmasit, pak çaste më parë sulmuesi i Realit të Madridit është shfaqur shumë nervoz edhe me Xhejms Rodriguez dhe Garet Bejl.
Gjatë nxemjes që skuadra madriliene po kryente para takimit kundër Dortmundit, Ronaldo ka marrë një goditje me top në dorë nga Rodrigez, ndërsa reagimi i portugezit ka ardhur menjëherë duke marrë topin në dorë dhe duke e goditur në ajër me forcë.
Ndërkohë që edhe kundër Garet Bejl, Ronaldo është shfaqur nervoz duke i bërë një ndërhyrje të ashpër, por për fat të mirë, uellsiani është shmangur në kohë.
Të dyja këto episode të krijuara nga Ronaldo janë kaluar pa reagimet e Rodrigez dhe Bejl.
https://rumble.com/v31syy-cristiano-ronaldo-angry-reaction-to-james-rodrguez-before-match-vs-borussia.html?mref=7l4n&mrefc=2