Partizani është mposhtur në ndeshjen e turit të parë të Europa League nga Botev Plovdivi me rezultatin 1-3. Të kuqtë e nisën gjithçka mirë teksa shënuan shumë shpejt me Xhevahir Sukajn në minutën e katërt. Por, goli i shkodranit ishte shumë pak përballë një furie bullgare, të cilët shfrytëzuan çdo rast që patën në portën e Partizanit. Në minutën e 27-të, Kosoko shënoi golin e barazimit.
Ndërsa në pjesën e dytë, bullgarët dyfishuan rezultatin me Baltanov, dhe për fatin e takimit mendoi sërish Kosoko që “vulosi” edhe rezultatin.
Pas kësaj ndeshje çështja e kualifikimit për të kuqtë vështirësohet shumë, të cilët do të luajnë pas një jave takimin e kthimit në Bullgari.