Pajtim Kasami ishte një nga ata lojtarë që ra në sy për kualitetin e tij që në moshë të vogël dhe kombëtarja shqiptare u përpoqë që ta afronte që në atë periudhë. Por ai zgjodhi të luante me Zvicrën duke refuzuar kuqezinjtë. Një karrierë plot ulje e ngritje ajo e mesfushorit ku luajti me ekipe si: Palermo, Fulham apo edhe Olympiacos dhe Nottingham.
Nga të gjithë fansat anë e mbanë Botës, Kasami do mbahet mend për atë supergol të realizuar në vitin 2014 kundër Crystal Palace në kohën kur mbante veshur fanelën e Fulham. Një gol alla Van Basten ai i mesfushorit. Sot në moshën 25-vjeçare, ai luan në të njëjtin ekip me Lenjanin te Sion ku po lufton për mbijetesë në kampionatin zvicerian.