Franca është tronditur pak minuta më parë për shkak të situatës së rëndë që është krijuar në garën e çiklizmit në Paris-Roubaix, ku ciklisti 23-vjeçar belg, Michael Goolaerts është rrëzuar në mes të garës gjatë kohës që po pedalonte për shkak të një ataku kardiak.
Ka qenë e menjëhershme ndihma e nga ana e ekipit mjekësor duke e transpotuar menjëherë në spitalin më të afërt. Siç shihet në pamjet e mëposhtëme, është krijuar një situatë e vështirë dhe të gjithë garuesit janë përfshirë nga paniku.
Nuk ka ende të dhëna për gjendjen shëndetësore të ciklistit ndërkohë që garuesit e tjerë kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një atak i cili ka bërë që 23-vjeçari të humasë ndjenjat.
BREAKING : rider Michael Goolaerts had a cardiac arrest and is on the way to the hospital #ParisRoubaix2018 #Goolaerts pic.twitter.com/o01lrbSp99
— TSR (@Snowman33000) April 8, 2018