77′ Luhet minuta e 77-të e takimit. Ronaldo ka përmbysur rezultatin në 1-2. Një gol i cili ka turpëruar Nojerin i cili ka marrë një gol nën shalë. Pllakos heshtja në “Alianz Arena”.
47′ Sapo ka nisur pjesa e dytë e takimit mes Bayernit dhe Realit. Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e pbarazimit duke i dërguar shifrat në 1-1. Gol që ka bërë të heshtë i gjithë stadiumi “Alianz Arena”.
25′ Është duke u luajtur minuta e 25-të e takimit mes Byernit dhe Realit. Kjo ndehsje është e vlefshme për kalimin e fazës çerekfinale të Champions League.
Bayern tenton të gjejë rrugën e rrjetës duke krijuar një mori aksionesh që më pas nuk finalizohen, ndërsa madrilenët duken disi të tërhequr dhe shpresojnë te ndonjë kundërsulm. Por kur dukej se çdo gjë ishte e qetë, Vidal shënon nj/ gol të befasishëm duke i dërguar shifrat në 1-0.
1′ Ka nisur supersfida e Champions League mes Byernit dhe Realit. Një takim i cili ndiqet sot nga miliona njereëz në mbarë botën. Topin e parë e nisin bavarezët.