Një moment spektakolar është regjistruar dje në përfundim të ndeshjes Skënderbeu – Mllada Boleslav. Pas penalltive dhe festës së ligjshme të korçarëve për kualifikimin në “Play-Off”-in e Europa Ligës, një tifoz i Skënderbeut ka invaduar në fushë.
Festë me lojtarët e më pas me vrap në tribunën karshi për të festuar me “Ujqërit e Dëborës”. Stjuartët kanë nxituar të arrijnë tifozin por e kanë patur të pamundur për të bërë një gjë të tillë. Është dashur të vrapojnë edhe disa trupa nga forcat speciale të policisë në brëndësi të stadiumit por sërish ka qenë tepër e vështirë për të mbërritur tifozin që vraponte me sa mundej.
Ky episod ka shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje tek të pranishmit. Në fund tifozi është dorëzuar dhe është shoqëruar nga stujartët jashtë stadiumit “Elbasan Arena”.
Momenti kur tifozi zbret në fushën e stadiumit “Elbasan Arena” gjatë takimit Skënderbeu-Mlada Boleslav mbrëmjen e djeshme